Krimet kundër njerëzimit
Nuk parashkruhen kurrë
Historia e drejtësisë
Pas qindra
Dhe mija vitesh
I tregon ashtu siç kanë ndodhë.
Jo më pakë
Se 5000 shqiptarë
Kryesisht të rijnë
T ‘uritur
Buzët shkrumb pa ujë
T ‘këputur nga një udhëtim i mundimshëm
Nga Prizreni , nëpër Shkodër
Gjatë udhëtimit
Ata që sëmureshin
Nuk i shëronin
Por ekspedita serbe
E përcjelljes i vriste
Ata që largoheshin nga karvani i vdekjes
Për t'u strehuar n ‘Shqipëri
Për të shpëtuar jetë
Policia sekrete e Enverit
I vriste
Po sa arritën n ‘Tivar për t ‘udhëtuar
Për Trieshtë
Nga forcat partizane serbe
U çarmatosen
Dhe t ‘gjithë u ekzekutuan barbarisht.
Pa e ditur se atje albanofobët serbë
I kishin dërguar për t' vdekur..
Deti ndërrojë ngjyrën
Nga e kaltra n't'kqe
Nga gjaku i njom
I t ‘masakruarve shqiptarë
Nga larg dukeshin
Plisat e bardhë
Që notonin s' bashku
Me gjakun dhe trupat
E atyre djelmoshave shqiptarë
Që u vranë pabesisht
N’ mënyrw mizore
Nga bandat serbe partizane
N ‘Tivarin e mallkuar
Që la shumë nëna
Me zemra t ‘shkrumbuara
Për vdekjen tragjike
T' bijve t' tyre
Që nuk i panë më kurrë.
Dhe jetuan me dhimbje n ‘shpirt
Pa e ditur as njëherë
Se trupat e tyre ku kishin përfunduar.
Duke mos qenë n ‘gjendje
Te varri një lule për t’ia dërguar
Për t'i kujtuar dhe nderuar!
Këtë ngjarje tragjike
E bënë edhe më të trishtueshme
Fakti se as kush
Nuk është dënuar
Për një krim kaq makabër
Kundër njerëzimit
Edhe pse
Shteti shqiptarë Shqipëria
Edhe tani mund ta padisë
Shtetin e Serbisë
Si trashëgimtare e ish Jugosllavisë
Pasi që krimet e luftës
Kundër njerëzimit
Sipas Drejtës Ndërkombëtare
Nuk parashkruhen kurrë.