Po ankohen për çmimet e larta, por ky vikend ishte i mbushur me pushues në plazhin e Durrësit

Durrësi

Po ankohen për çmimet e larta, por ky vikend ishte i mbushur me pushues në plazhin e Durrësit

Më: 4 korrik 2022 Në ora: 13:53
Pamje nga Durrësi

Fundjava e parë e korrikut i ka gjetur plazhet e Durrësit dhe Golemit plot me pushues.

Të lodhur nga një jave pune dhe temperaturat e larta, qytetarë nga Durrësi, Tirana dhe zona të tjera të vendit e rajoni kanë braktisur përkohësisht zonat e tyre të banimit dhe janë zhvendosur buzë plazheve të Adriatikut.

Trafiku ka qenë i ngarkuar gjatë paradites përgjatë aksit rrugor Ura e Dajlanit-Plepa dhe te rrethrrotullimi i Plepave ku kryqëzohen rrugët që lidhin veriun, Tiranën e Durrësin me plazhet dhe më tej me jugun e vendit.

Banjot e ujit dhe rërës janë mënyra më e mirë për t’i shpëtuar vapës së këtyre ditëve dhe për të forcuar imunitetin e përballuar vjeshtën plot viroza dhe dimrin e ftohtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat