Vodhën pajisje dhe vegla punë në Durrës, arrestohen tre persona! Njëri ka qenë në kërkim

Durrësi

Vodhën pajisje dhe vegla punë në Durrës, arrestohen tre persona! Njëri ka qenë në kërkim

Më: 17 janar 2024 Në ora: 12:11
Foto nga vendi i ngjarjes

Dy të rinj janë vënë në pranga në Durrës pasi akuzohen për vjedhje të disa pajisjeve dhe veglave pune, në një banesë dhe në një objekt në restaurim në Durrës.

Më datën 14 janar dy të akuzuar E. K., 19 vjeç dhe K. K., 28 vjeç, kanë vjedhur një elektromotor, në një banesë në lagjen nr. 11, ndërsa 1 ditë më pas, kanë vjedhur vegla pune me vlerë rreth 200 000 lekë, në një objekt që po restaurohej, në lagjen nr. 4.

Gjithashtu është arrestuar dhe një 54-vjeçar G.D, ku kishte blerë nga të arrestuarit disa nga veglat e vjedhura, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Shtetasi K.K., 28 vjeç ishte në kërkim pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 2 muaj burgim, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat