Detaje nga ngjarja në Durrës/ Efektivi 6 orë i pajetë në zyrë dhe askush nuk e vuri re, qëlloi veten në zemër

Durrësi

Detaje nga ngjarja në Durrës/ Efektivi 6 orë i pajetë në zyrë dhe askush nuk e vuri re, qëlloi veten në zemër

Më: 25 janar 2024 Në ora: 19:58
Policia

Të tjera detaje të rënda kanë dalë nga ngjarja në Komisariatin e Durrësit, ku një efektiv vrau veten brenda në zyrë.

Mësohet se Arben Pjeçit e ka qëlluar veten me armën e shërbimit në zemër në orën 11:00 të paradites.

Ai ka qëndruar rreth 6 orë në zyrë derisa kolegët e tij hapën derën e zyrës me forcë pasi 56-vjeçari kishte humbur kontaktet me familjarët.

Ishin familjarët që njoftuan se ai nuk u përgjigje në telefon dhe më pas kolegët shkuan te zyra, e cila ishte e mbyllur. Pasi e hapën me forcë, u pa se ai kishte qëlluar veten me një plumb në zemër. Mbetet ende mister se si nuk e dëgjoi asnjë prej efektivëve të shtënë e armës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat