U infektuan me fruth, gjashtë fëmijë të pavaksinuar janë izoluar në Durrës! Si paraqitet gjendja e tyre

Durrësi

U infektuan me fruth, gjashtë fëmijë të pavaksinuar janë izoluar në Durrës! Si paraqitet gjendja e tyre

Më: 26 janar 2024 Në ora: 15:10
Foto ilustrim

Gjashtë fëmijë të pavaksinuar janë izoluar prej disa ditësh pas infektimit me fruth në Durrës.

Lajmi konfirmohet edhe nga drejtuesja e Njësia Vendore të Kujdesit Shëndetësor Durrës Aurora Hyka.

Fëmijët, që i përkasin moshave të ndryshme, pas konstatimit të infektimit janë izoluar për të shmangur përhapjen e infeksionit dhe te bashkëmoshatarët e tyre në shkollën që ata ndjekin. Gjendja shëndetësore e fëmijëve tani paraqitet e stabilizuar, ndërsa për shkak të refuzimit të prindërve të tyre asnjëri nuk është vaksinuar kundër fruthit e rubeolës.

Të 6 fëmijët janë kushërinj mes tyre. Ndërkohë burimet nga NJVKSH bëjnë me dije rëndësinë që merr procesi i vaksinimit për fëmijët nga 0-18 vjeç. Frika se kjo vaksinë mund të shkaktojë autizëm te fëmijët i bën shumë prindër refuzues ndaj vaksinës.

Ndërkaq në farmaci të ndryshme të Durrësit ka pasur raste pacientësh që kërkojnë trajtim për sëmundjen infektive të zgjebes, por NJVKSh mohon të jenë paraqitur dhe konstatuar raste me këtë sëmundje infektive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat