“Dosjet e vjetra në analizë”, Balla kërkon rihetim për mbi 50 ngjarje kriminale në Durrës

Durrësi

“Dosjet e vjetra në analizë”, Balla kërkon rihetim për mbi 50 ngjarje kriminale në Durrës

Më: 29 janar 2024 Në ora: 19:12
Taulant Balla

Ministri i Brendshëm Taulant Balla në analizën vjetore të Policisë së Durrësit, ka kërkuar rihetim të 50 ngjarjeve të rënda kriminale, të ndodhura në qarkun e Durrësit.

Balla është shprehur se në fokus do të jetë rihapja e dosjeve të vjetra, me mbi 50 ngjarje kriminale.

“Pjesë e analizës sot në Drejtorinë e Policisë së Durrësit ishte edhe rihapja e dosjeve të vjetra, për mbi 50 ngjarje të rënda kriminale.

Por me rëndësi është edhe intensifikimi i punës së përditshme i policisë për arrestimin e 560 personave të shpallur në kërkim”, ka thënë Balla gjatë takimit të zhvilluar në Durrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat