Armë zjarri, thikë dhe municion luftarak, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

Durrësi

Armë zjarri, thikë dhe municion luftarak, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

Më: 3 shkurt 2024 Në ora: 10:13
Foto ilustrim

Kontrollet, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”.  Falë inteligjencës policore u finalizua operacioni policor i koduar “Sukthi”.

Operacioni u zhvillua nga Forca e Posaçme “Shqiponjat”, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Manzë. Sekuestrohen 2 armë zjarri pistoleta dhe municion luftarak, 1 pushkë sportive dhe 1 armë e ftohtë (thikë).

Vihet në pranga poseduesi i armëve, një 38-vjeçar nga Dibra, me banim në fshatin Vardardhe-Sukth. Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj armëmbajtjes pa leje, falë inteligjencës policore të siguruar nga shërbimet e Policisë, se një shtetas posedonte disa armë zjarri, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “Sukthi”.

Në kuadër të operaconit, shërbimet e Stacionit të Policisë Manzë, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponjat”, ushtruan kontroll të befasishëm në banesën e shtetasit Qani Hysa, 38-vjeç, banues në Sukth. Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 2 armë zjarri pistoleta, 1 pushkë sportive, 1 thikë dhe municion luftarak.

Në përfundim të veprimeve të para u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Qani Hysa, 38 vjeç, banues në fshatin Vardardhe-Sukth. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat