Gruaja merr vëllain dhe i vënë flakën makinës së 42 vjeçarit! Zbulohet shkaku

Durrësi

Gruaja merr vëllain dhe i vënë flakën makinës së 42 vjeçarit! Zbulohet shkaku

Më: 4 shkurt 2024 Në ora: 10:39
Foto ilustrim

Një 41-vjeçare është arrestuar për djegien e automjetit të të dashurit në Durrës.

Pas denoncimit të 42-vjeçari K.S bëri për djegien e makinës së tij, u siguruan menjëherë prova për autorësinë dhe mekanizmin e ngjarjes. Në kuadër të operacionit “Fiery revenge” u kap dhe u vu në pranga Doriana Stafaj 41 vjeçe, banuese në Tiranë dhe u shpall në kërkim vëllai i saj M. S., 35 vjeç, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin italian F. C., 58 vjeç, për moskallëzim krimi.

Dyshohet se për shkak të një konflikti të mëparshëm, 41-vjeçarja, në bashkëpunim me vëllanë e saj, i kanë vënë zjarrin automjetit të 42-vjeçarit, ndërsa shtetasi italian ka patur dijeni për ngjarjen, por nuk ka kallëzuar krimin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat