Shkuan të sqaronin një sherr bashkë me të birin, dalin detaje të reja nga arrestimi i nënkomisarit në Durrës

Durrësi

Shkuan të sqaronin një sherr bashkë me të birin, dalin detaje të reja nga arrestimi i nënkomisarit në Durrës

Më: 9 shkurt 2024 Në ora: 09:30
Durrës

Zbulohen detaje të reja në lidhje me incidentin në Kavajë, ku nënkomisari Kastriot Gjolgecaj u arrestua, ndërsa është shpallur në kërkim i biri i tij 24-vjeç, Denis Gjingecaj.

Burime nga policia thonë se shkak për konfliktin ne Kavajë është bërë një parakalim makinash. Djali i efektivit të policisë më datë 7 kishte qenë në Kavajë dhe në një rrugë konfliktuar me 29-vjeçarin, për shkak të një parakalimi. Ata kanë debatuar me njeri tjetrin dhe kanë shkëmbyer ofendime e kërcënime.

Më datë 8, 24-vjeçari bashkë me të atin shkojnë ne Kavajë për t’u përballur me 29-vjeçarin.

Sapo ky i fundit është afruar afër tyre me makinë, 24-vjeçari nuk ka pritur, por ka qëlluar në drejtim të mjetit me të cilin lëvizte 29-vjeçari.

  Ky i fundit është larguar me shpejtësi, fatmirësisht pa u lënduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat