Tentuan të shtypnin 46-vjeçarin me makinën e tij, pranga dy vëllezërve në Durrës

Durrësi

Tentuan të shtypnin 46-vjeçarin me makinën e tij, pranga dy vëllezërve në Durrës

Më: 11 shkurt 2024 Në ora: 13:29
Foto ilustrim

Dy vëllezër janë arrestuar nga policia në Durrës, pasi tentuan të shtypnin me makinë një 46-vjeçar.

Ky i fundit kishte dërguar makinën e tij te subjekti i dy vëllezërve, për ta lyer. Vëllezërit nuk e kishin lyer automjetin, por leviznin me të në qytet.

Në Shkozet, në rrugën që të çon te kualidimi, 46-vjeçari ka konstatuar 2 vëllezërit që lëviznin me automjetin e tij.

Ai i ka dalë para automjetit, që ta ndalonte, por vëllezërit kanë tentuar ta shtypin, duke e marrë në kofanon e automjetit, deri në afërsi të universitetit. Më pas ata kanë përplasur automjetin me trafikndarësen, e kanë braktisur atë dhe janë larguar.

Shërbimet e Policisë u vunë në ndjekje të 2 vëllezërve dhe kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e tyre në flagrancë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat