Arrestohet 29-vjeçari i shumëkërkuar në Durrës, policia zbardh detajet

Durrësi

Arrestohet 29-vjeçari i shumëkërkuar në Durrës, policia zbardh detajet

Më: 13 shkurt 2024 Në ora: 08:52
Foto ilustrim

Një 29 vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit për shitje dhe prodhim të lëndëve narkotike.

Xhonatan Haxhiaj ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Tempulli 2” si i implikuar në veprimtaritë kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Kështu numri i të arrestuarve në kuadër të këtij operacioni në Durrës ka shkuar në 52.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat