I shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje droge në Durrës, arrestohet 32-vjeçari

Durrësi

I shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje droge në Durrës, arrestohet 32-vjeçari

Më: 20 shkurt 2024 Në ora: 11:32
Foto ilustrim

Shkon në 53 numri i personave të arrestuar për prodhim dhe shitje droge në Durrës.

Në kuadër të megaoperacionit “Tempull 2” u bë e mundur vëna në pranga e një 32-vjeçari i cili ishte shpallur në kërkim.

Emiljano Ceci ishte shpallur në kërkim pasi nga hetimet dyshohet se është implikuar në veprimtaritë kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat