Krimi në familje në Durrës/ Kush e ndihmoi 19-vjeçaren? Vihen nën hetim nëna dhe dy djemtë

Durrësi

Krimi në familje në Durrës/ Kush e ndihmoi 19-vjeçaren? Vihen nën hetim nëna dhe dy djemtë

Më: 23 shkurt 2024 Në ora: 09:37
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin sot, pasi 19-vjeçarja Hygerta Meta ka vrarë me armë babanë e saj Pëllumb Meta.

Nën hetim janë bashkëshortja e viktimës dhe dy djemtë e saj. Mësohet se e reja e ka vrarë të atin me pistoletë.

E reja ka deklaruar në polici se i ati e ka detyruar që të fejohet pa dëshirën e saj.

Vrasja ka ndodhur më datë 13 shkurt, dhe 50-vjeçari Pëllumb Meta ka qenë i varrosur për 10 ditë në oborrin e banesës.

4 ditë pasi mori denoncimin, policia gjeti fillimisht makinën e 50-vjeçarit të parkuar në aksin rrugor Shënavlash-Sektor Rinia.

Në këtë pikë, nën dyshimet se Pëllumb Meta ishte zhdukur policia intensifikoi hetimet dhe arriti të siguronte prova që në fakt treguan se ai ishte vrarë.

Sipas policisë, ajo e ka pranuar krimin e rëndë dhe ka deklaruar se përveç insistimit për ta fejuar, palët kishin edhe konflikte të tjera familjare. Policia thotë se vijon hetimet e thelluara për të identifikuar dhe vënë përpara përgjegjësisë ligjore persona të tjerë që mund të jenë të implikuar në këtë ngjarje. Ndërkohë, trupi i 50-vjeçarit është zhvarrosur nga shtëpia e tij dhe është transportuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për kryerjen e ekspertizës së mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat