“Jam e lumtur që e kreva unë këtë punë”/ Vajza që vrau babanë në Shqipëri: Nuk jam penduar, na ka torturuar

Durrësi

“Jam e lumtur që e kreva unë këtë punë”/ Vajza që vrau babanë në Shqipëri: Nuk jam penduar, na ka torturuar

Më: 23 shkurt 2024 Në ora: 12:59
Pamje nga vendi i ngjarjes

Detaje të reja kanë dalë nga dëshmia e 19-vjeçares Hygerta Meta nga Shqipëria, e cila vrau babanë e saj, Pëllumb Meta.

“Jam e lumtur që e kreva unë këtë punë dhe nuk pendohem që e kam vrarë. Ai na ka torturuar, ia ka nxirë jetën nënës time. Unë jam fëmija i vogël i familjes. Motra është më e madhja, është e martuar, dhe janë dy vëllezërit e mi – pastaj unë”, tha ajo.

“Mami dhe unë nuk kemi folur kurrë, për gjithçka fliste dhe vendoste babai. Ai nuk na pyeste kurrë çfarë dëshironim. Kur e mori vendimin për martesën time, aty erdhi fundi. Mu mblodh një urrejtje për një kohë të gjatë. Ditën e ngjarjes nuk u konfliktuam fare, mora armën që përdorte babai kur shkonte në punë si roje, dhe e qëllova brenda kasolles së bagëtive”, tha ajo.

“Pas krimit e kam mbështjellë me një çarçaf dhe pastaj me fasho e në fund me qese”, shtoi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat