Hyseni i madh i Pëllumb Metës ka dëshmuar në polici, duke zbardhur planin e vrasjes së të atit në Durrës.
Në fillim u dyshua se vajza 19-vjeçare e vrau të atin me armë zjarri dhe e groposi trupin në kasollen e lopës, por pas hetimeve u zbulua se 25-vjeçari ishte autori i krimit dhe u ndihmua nga motra dhe vëllai tjetër për ta groposur trupin.
Në një dëshmi në polici Hyseni shprehet se është një veprim shumë i rëndë, por nuk u përmbajt dot sepse pa lejen e të atit, as frymë nuk mund të merrnin dot në shtëpi.
“Qëllova mbi të. E qëllova disa herë. Nuk u përmbajta më. Bashkë me motrën e futëm në plastmas. Donim të fshihnim gjurmët. E zhveshëm dhe e mbështollëm me plasmas. Më vonë në mbrëmje e çuam te kasollja ku hapëm gropën dhe aty e varrosëm.
E zhvendosa makinën e tij te sektori Rinia dhe u ktheva me vëllain që kishte marrë mjetin e një të njohuri e më kishte ndjek.
Mbrëmjen e 13 shkurtit u paraqita në polici dhe denoncova humbjen e kontakteve me babanë. Ishte e rëndë, por ndodhi. As frymë nuk merrnim dot lirisht në shtëpi, po të mos donte ai”, u shpreh Hyseni.