“Fëmijët e zgjuan nga gjumi për ta vrarë”, Gazetari: Donin që babai t’i shikonte kur ta qëllonin

Durrësi

“Fëmijët e zgjuan nga gjumi për ta vrarë”, Gazetari: Donin që babai t’i shikonte kur ta qëllonin

Më: 26 shkurt 2024 Në ora: 22:44
Pëllumb Meta

Gazetari Eni Ferhati ishte këtë të hënë në “Now me Erla Mëhilli” ku ka folur për ngjarjen e rëndë ku tre fëmijë, Hygerta, Hysen dhe Amarildo Meta, kanë bashkëpunuar në vrasjen dhe groposjen e të atit të tyre Pëllumb Meta.

Eni tha se sipas dëshmisë së parë të vajzës, babai ka qenë në gjumë, kur ata e kanë zgjuar dhe ka qenë Hyseni, djali 25-vjeçari ai i cili e ka qëlluar 4 herë me pistoletë të atin.

“Për shkak se ka kaluar shumë kohë, megjithëse fëmijëve u është marrë eksperimenti i faktorit plotësues, kush ka gjurmë baruti në duar për shkak se kanë kaluar shumë ditë, është e pamundur të gjendet.

Po punohet me gjurmët, por mund ta kenë prekur disa persona dhe është e vështirë. Hygerta në deklarimin e saj ka thënë se ka qëlluar vëllai i saj Hyseni. Ajo ka thënë se pas konfliktit babain e ka zënë gjumi, por ata e kanë zgjuar sepse donin që ai ta shikonte kur ta qëllonin”,-tha Eni Ferhati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat