Hidhet nga dritarja e dhomës së hotelit e reja në Durrës

Durrësi

Hidhet nga dritarja e dhomës së hotelit e reja në Durrës

Më: 5 mars 2024 Në ora: 15:51
Foto nga vendi i ngjarjes

Një e re është hedhur nga dritarja e një dhome hoteli në qendër të Durrësit.

E reja ka rënë mbi tendën e një lokali dhe pasi ka marrë informacion për situatën, policia ka kërkuar ndihmën e shërbimit zjarrfikës të Durrësit, që ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka bërë të mundur zbritjen e vajzës nga tenda.

Gjendja e saj fizike ka qenë e mirë, por jo ajo psikologjike. Autoambulanca që kishte mbërritur në vendin e ngjarjes e ka dërguar në spital për një kontroll mjekësor.

Paraprakisht bëhet e ditur nga policia se e reja është hedhur vetë nga dritarja për t’i shpëtuar një sherri në dhomën e hotelit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat