Nëna e vajzës 3-vjeçare e cila ra nga ballkoni i banesës në Durrës, ka deklaruar se ngjarja ka ndodhur një moment kur nuk e kishte mendjen.
Sipas së ëmës, vajza tashmë ndodhet në gjendje të mirë.
‘Nuk kam çfarë sqaroj, asnjë nënë s’do t’i ndodhë kjo, po kujdesesha për vajzën e vogël, një moment s’e kisha mendjen dhe ndodhi.
Tani është mirë, në gjumë nga lodhja dhe ilaçet’- tha nëna.