Publikohet video kur policia ndjek autorin e bazës kriminale në Durrës, ngatërrohet mes pemëve

Durrësi

Publikohet video kur policia ndjek autorin e bazës kriminale në Durrës, ngatërrohet mes pemëve

Më: 9 mars 2024 Në ora: 13:17
Foto nga vendi i ngjarjes

Dy persona janë arrestuar në Durrës, pasi u zbulua se mbanin një sasi armatimi të fshehtë dhe ua shisnin grupeve kriminale.

Gjatë operacionit policor i koduar “Hills” u arrestuan duke shitur armë zjarri në fshatin Shkallnur, 20-vjeçari Hekuran Troplini dhe 19-vjeçari Emiljano Pasho të dy banues nga ky fshat.

Nga hetimet dyshohet se të dy të rinjtë, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, gjatë muajve të fundit, kanë shitur sasi armatimi dhe municioni luftarak.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 4 armë zjarri kallashnikovë me 20 krehra, qindra fishekë luftarak, 1  motomjet që shërbente për të lëvizur dhe transportuar armët e municionin, me qëllim shitjen,  63 700 lekë dhe një sasi lënde narkotike e dyshuar cannabis sativa.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe municionit”, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.]

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat