“Sfidë, mbledhja e taksave”/ Kryetarja e Bashkisë së Durrësit: Çështje kulture, nuk duam të zgjidhet puna me ndëshkim

Durrësi

“Sfidë, mbledhja e taksave”/ Kryetarja e Bashkisë së Durrësit: Çështje kulture, nuk duam të zgjidhet puna me ndëshkim

Më: 11 mars 2024 Në ora: 22:12
Emiriana Sako

Kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako, analizoi në “Top Story” disa nga ndryshimet dhe problemet në qytetin që ajo drejton.

Sako u shpreh se sfida e Bashkisë së Durrësit është mbledhja e taksave, kjo pasi nuk është në kulturën e qytetarëve vendas.

Por pavarësisht kësaj, viteve të fundit ka pasur një rritje të ndjeshme të pagesës së taksave.

“Ne kemi në bashki kemi aplikuar në disa projekte kemi arritur të marrim katër apo pse që jo detyrimisht kthehen në përfitime. Ka pasur projekte edhe për rritjen e kapaciteteve. Kemi pasur projekte për gjetjen arkeologjike. Durrësi ka pasur një periudhë, ajo pas tërmetit. Jemi përpjekur që brenda largimeve nga punë të bëjmë ndryshimin e strukturës, që mos të shtojmë por të plotësojmë mungesat me stafin ekzistent.

Pas tërmetit ka pasur shumë që kanë lënë punën për shkak të ngarkesës, pasi pretendonin se në privat paguheshin më mirë me më pak ngarkesë. Patjetër që mund të marrë referenca me bashkitë e tjera për të rritur kapacitetet. Në kemi një sektor i cili aplikon për këto projekte, por ne nuk kemi kapacitet. Sfidë mbetet mbledhja e taksave vendore jo vetëm për Bashkinë e Durrësit. E para mendoj se është çështje kulture, se nuk mendojmë të paguajë duke menduar se shteti do t’i ktheje në investime.

Nuk arrihet të zgjidhet puna me mjete ndëshkimi, duam të rrisim sensibilitetin. Kemi pasur rritje në 2022 kemi pasur 73%, në vitin 2023 ka qenë 83%. Kërkesat kanë qenë në rritje qytetarët kërkojnë rritje të investimeve. Në qoftë se para pesë vitesh mendonim për rikonstruktimin e shkollave sot po mendojmë të shtojmë ambientet sportive”, tha Emiriana Sako.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat