E moshuara në Durrës raportohet e vdekur brenda banesës, gjendet me shenja jete

Durrësi

E moshuara në Durrës raportohet e vdekur brenda banesës, gjendet me shenja jete

Më: 14 mars 2024 Në ora: 19:36
Foto ilustrim

Një ngjarje ‘e çuditshme’ raportohet të ketë ndodhur në Durrës, në lagjen 4 pranë ‘Blu Starit’.

Sipas burimeve për Euronews Albania, bëhet me dije se një grua e moshuar, 80-vjeçe, e cila jetonte vetëm në një banesë, është raportuar fillimisht se kishte ndërruar jetë.

Zjarrëfikësit hyjnë nga dritarja, për të bërë të mundur nxjerrjen e trupit të saj nga shtëpia, por fatmirësisht e moshuara u gjet e gjallë.

Urgjenca e mori dhe po e çon në spital për të marrë mjekimin e nevojshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat