Një ngjarje ‘e çuditshme’ raportohet të ketë ndodhur në Durrës, në lagjen 4 pranë ‘Blu Starit’.
Sipas burimeve për Euronews Albania, bëhet me dije se një grua e moshuar, 80-vjeçe, e cila jetonte vetëm në një banesë, është raportuar fillimisht se kishte ndërruar jetë.
Zjarrëfikësit hyjnë nga dritarja, për të bërë të mundur nxjerrjen e trupit të saj nga shtëpia, por fatmirësisht e moshuara u gjet e gjallë.
Urgjenca e mori dhe po e çon në spital për të marrë mjekimin e nevojshëm.