Nëndetësja turke “TCG Anafartalar (S356)” u ankorua dje në Portin e Durrësit.
Aty u organizua edhe një ceremoni mikpritjeje.
Autoriteti Portual Durrës njofton se “TCG Anafartalar (S356)”, është nëndetëse e tipit 209/1400 e klasit Prevezë e ndërtuar në kantierin detar Gölcük në Turqinë veriore, një nga katër nëndetëset e këtij klasi.
Kjo nëndetëse konsiderohet jo vetëm një aset i vyer i flotës luftarake i forcave të aleancës, por edhe simbol i krenarisë së marinës turke, e njohur për realizimin e misioneve të shumta kombëtare dhe shumëkombëshe.