Një punonjës policie ka mbetur i plagosur në një aksident rrugor në Durrës.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme (19 mars), pranë muzeut të dëshmorëve.
Gazetarja e Top Channel në Durrës, Vali Qyrfyçi raporton se efektivi i policisë Gentian Hoxholli ka qenë në shërbim kur u përplas nga një automjet, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë forca të shumta policie ndodhen në vendin e ngjarjes për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.