Sherr në një pikë karburanti, dy persona dhunojnë punëtorin. Shoqërohen në komisariat

Durrësi

Sherr në një pikë karburanti, dy persona dhunojnë punëtorin. Shoqërohen në komisariat

Më: 23 mars 2024 Në ora: 15:34
Foto ilustrim

Dy shtetas janë shoqëruar në komisariat në qytetin e Durrësit, pasi kanë dhunuar punëtorin e një karburanti.

Dyshohet se shtetasit 42 dhe 46-vjeçar, janë konfliktuar fizikisht me punëtorin 62-vjeçar për motive banale.

Ndërkaq, grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 13:45, në një karburant në lagjen nr. 17/1 , dyshohet se për motive të dobëta, shtetasit G. H.,42 vjeç dhe  H. Gj., 46 vjeç, janë konfliktuar fizikisht me punëtorin e këtij karburanti, shtetasin S. P., 62 vjeç.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar menjëherë në ambientet e komisariatit, shtetasit G. H. dhe H. Gj., me të cilët po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Ndërkaq, grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat