I shisnin deri në 20 mijë euro, arrestohen hajdutët e veprave të artit në Durrës

Durrësi

I shisnin deri në 20 mijë euro, arrestohen hajdutët e veprave të artit në Durrës

Më: 30 mars 2024 Në ora: 11:51
Foto ilustrim

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Durrësit pasi akuzohen për vjedhje dhe trafikim të veprave të artit. Mësohet se të arrestuarit janë Pëllumb Leka, 53 vjeç, dhe Emanuel Çaço, 56 vjeç.

Ata janë kapur në flagrancë në vendin e quajtur “Bishti i Zhurit”, Rrogozhinë, duke lëvizur me një automjet, ku u gjetën 13 statuja dhe ikona të madhësive dhe formave të ndryshme.

53 vjeçari Pëllumb Leka, duke përfituar nga fakti se ishtë i punësuar pranë parqeve arkeologjike, herë si roje dhe herë si ndihmës, siguronte statuja dhe ikona të madhësive të ndryshme në qytetet Fier, Berat, Gjirokastër, dhe më pas në bashkëpunim me Emanuel Çaço, i trafikonin me qëllim përfitimin.

Një pjesë të statujave dhe ikonave ua shisnin shtetasve të huaj nga Italia, Greqia dhe Mali i Zi, kundrejt vlerave që varionin nga 10 000 deri në 20 000 euro. Policia vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat