Policia zbardh detaje nga shpërthimi pranë biznesit në Durrës: Personat e shoqëruar, dyshohet se kanë dijeni për rastin

Durrësi

Policia zbardh detaje nga shpërthimi pranë biznesit në Durrës: Personat e shoqëruar, dyshohet se kanë dijeni për rastin

Më: 3 prill 2024 Në ora: 11:13
Foto ilustrim

Lidhur me shpërthimin e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm pranë ambieteve të një mobilierie, ka reaguar policia. Me anë të një njoftimi, policia sqaron se lënda plasëse është hedhur në ambiente e jashtme të një mobilierie në proësi të një 36-vjeçari në Rrashbull të Durrësit.

Po ashtu njoftohet se nga veprimet e para hetimore dyshohet se lënda plasëse është hedhur për shkak të një konflikti për motive pronësie dhe lidhur me këtë janë shoqëruar 3 persona.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Në orët e para të mëngjesit, në Rrashbull, Durrës, në ambientet e jashtme të mobilierisë në pronësi të shtetasit L. A., 36 vjeç, është hedhur një sasi lënde e dyshuar plasëse. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se lënda plasëse është hedhur për shkak të një konflikti për motive pronësie. Në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës janë shoqëruar 3 shtetas që dyshohet se kanë dijeni për rastin. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon hetimet për zbardhjen e rastit, identifikimin e kapjen e autorit/ve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat