Rama: Nga Durrësi nis zyrtarisht edhe sezoni i jahteve me “ArtExplorer”

Durrësi

Rama: Nga Durrësi nis zyrtarisht edhe sezoni i jahteve me “ArtExplorer”

Më: 11 prill 2024 Në ora: 14:58
Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, se ka nisur zyrtarisht edhe sezoni i jahteve me “ArtExplorer”.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se ky projekt do të nisë nga Durrësi.

“Nga Durrësi nis zyrtarisht edhe sezoni i jahteve, me “ArtExplorer” që ka vizituar këto ditë bregdetin tonë duke premtuar surpriza për vitin e ardhshëm, kur do të rikthehet sërish si një ekspozitë lëvizëse me perlat artistike nga Muzeu i Luvrit në Francë, e që patjetër Durrësi s’ka si të mungojë në intinerarin e Mesdheut”, ka shkruar Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat