Tentoi të grabiste një pikë të këmbimit valutor, del fotoja e ‘skifterit’ në Durrës

Durrësi

Tentoi të grabiste një pikë të këmbimit valutor, del fotoja e ‘skifterit’ në Durrës

Më: 13 prill 2024 Në ora: 00:12
Foto nga vendi i ngjarjes

Ky që shihni në foto është autori i tentativës së grabitjes së pikës së këmbimit valutor në Durrës, me pistoletë lodër.

Burime policore për gazetaren Klodjana Haxhiaj thanë se bëhet fjalë për shtetasin Erind Lubishta, 29 vjeç.

I cili mëngjesin e sotëm tentoi të grabiste një pikë të këmbimit valutor në lagjen nr.1 të Durrësit.

Në momentin e arrestimit, i riu kishte me vete edhe pistoletën lodër, që përdori gjatë tentativës së grabitjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat