Prej ditësh vendi ynë gjendet nën ndikimin e masave ajrore të nxehta duke rritur mbi vlerat mesatare temperaturat e muajit prill.
Këtë vit, ditët verore në mes të pranverës po zgjasin më shumë, duke dhënë një kontribut për turizmin.
Në këto kushte, sot pushuesit kanë nisur frekuentimin e plazhit të Durrësit.
Në qytetin bregdetar këtë të të shtunë ka pasur një fluks të shtuar të qytetarëve që shijojnë detin, edhe pse jemi ende në pranverë.