Studiuesi Dervishi: Ndryshohet pllakati i 7 prillit. U veprua pa leje nga organizata që kërkon të bëjë komuniste rezistencën

Durrësi

Studiuesi Dervishi: Ndryshohet pllakati i 7 prillit. U veprua pa leje nga organizata që kërkon të bëjë komuniste rezistencën

Më: 15 prill 2024 Në ora: 18:48
Foto ilustrim

Studiuesi Kastriot Dervishi, me anë të një postimi në rrjetet sociale, shkruan se është ndryshuar pllakati i 7 prillit në Durrës.

Dervishi shprehet se ndryshimi është bërë pa leje, nga një organizatë, që kërkon ta bëjë komuniste rezistencën shqiptare ndaj Italisë.

Postimi i studiuesit Dervishi:

Ndryshohet pllakati i 7 prillit

Pllakati kushtuar qëndresës antifashiste të 7 prillit 1939, u ndryshua. Krejt pa asnjë leje, një organizatë që promovon enverizmin si vlerë, kërkon ta bëjë komuniste edhe qëndresën në fjalë. Ja si ishte pak ditë më parë dhe ja si u bë pllakati përkujtimor.

Siç edhe dihet, deri në vitin 1942 komunistët ishin në gjumë dhe larg çdo qëndrese antifashiste. Nuk duhet më lavdi dëshmorëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat