Zhduket një trevjeçar në Durrës - arrestohet gjyshi i tij, gjyshja është në kërkim

Durrësi

Zhduket një trevjeçar në Durrës - arrestohet gjyshi i tij, gjyshja është në kërkim

Më: 16 prill 2024 Në ora: 12:03
Policia e Shqipërisë

Një fëmijë trevjeçar në Durrës është raportuar si i zhdukur, ku ka qenë nëna e të miturit që e ka denoncuar rastin në polici, duke thënë se trevjeçari është marrë nga gjyshërit katër ditë më parë dhe nuk është kthyer më.

Bëhet e ditur se një vit më parë trevjeçari kishte humbur të atin në një aksident trafiku dhe jetonte me të ëmën.

Gjyshi i tij 58-vjeçarështë arrestuar, ndërsa gjyshja e tij është shpallur në kërkim.

Fillimisht gjyshi i trevjeçarit ka deklaruar se fëmija ndodhet në Kukës, tek disa të afërm, por policia e Kukësit nuk e ka gjetur pas disa kontrolleve dhe më pas 58-vjeçari ka refuzuar të bashkëpunojë me policinë.

Dyshohet që fëmija të jetë larguar jashtë vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat