Një fëmijë trevjeçar në Durrës është raportuar si i zhdukur, ku ka qenë nëna e të miturit që e ka denoncuar rastin në polici, duke thënë se trevjeçari është marrë nga gjyshërit katër ditë më parë dhe nuk është kthyer më.
Bëhet e ditur se një vit më parë trevjeçari kishte humbur të atin në një aksident trafiku dhe jetonte me të ëmën.
Gjyshi i tij 58-vjeçarështë arrestuar, ndërsa gjyshja e tij është shpallur në kërkim.
Fillimisht gjyshi i trevjeçarit ka deklaruar se fëmija ndodhet në Kukës, tek disa të afërm, por policia e Kukësit nuk e ka gjetur pas disa kontrolleve dhe më pas 58-vjeçari ka refuzuar të bashkëpunojë me policinë.
Dyshohet që fëmija të jetë larguar jashtë vendit.