Zhdukja e 3-vjeçarit në Durrës/ Ndalohen dy persona, shpallen në kërkim dy të tjerë

Durrësi

Zhdukja e 3-vjeçarit në Durrës/ Ndalohen dy persona, shpallen në kërkim dy të tjerë

Më: 18 prill 2024 Në ora: 09:30
Foto ilustrim

Vijon puna për gjetjen e 3-vjeçarit, ku sipas nënës së vogëlushit, ai është rrëmbyer nga gjyshërit.

Uniformat blu bëjnë me dije se në lidhje me ngjarjen është ndaluar gjyshi i 3-vjeçarit, 620 vjeç dhe vëllai i gjyshes, 49-vjeç. Po ashtu janë shpallur në kërkim gjyshja e 3-vjeçarit, 57 vjeçe, dhe vëllai tjetër i saj, 57 vjeç.

“Në vijim të punës që po kryhet nga Policia, me qëllim gjetjen e 3-vjeçarit që i është marrë nënës së tij, më datë 13.04.2024, dhe që dyshohet se po mbahet në mënyrë të padrejtë, nga gjyshërit e tij, si dhe me qëllim individualizimin e përgjegjësisë penale për këtë rast, ju informojmë se:

Komisariati i Policisë Durrës, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, kanë kryer kontrolle në disa banesa të të afërmve të gjyshes së 3-vjeçarit, në Kukës dhe në Has, ku kishte indicie se mund të mbahej i mituri.

Gjithashtu, është bërë ndalimi i shtetasve 60 vjeç, gjyshi i 3-vjeçarit, banues në Durrës dhe 49 vjeç, vëllai i gjyshes së 3-vjeçarit, banues në Has. Më tej, janë shpallur në kërkim shtetasit 57 vjeçe, gjyshja e 3-vjeçarit, banuese në Durrës dhe43 vjeç, vëllai tjetër i 57-vjeçares, banues në Has.

Policia e Shtetit, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon pa ndërprerje kërkimet për gjetjen e 3-vjeçarit, për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim, për individualizimin e përgjegjësisë penale të këtyre 4 shtetasve, si dhe për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjsisë penale të shtetasve të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë rast.”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat