3 zonat më të prekura nga ndryshimet klimaterike në Durrës

Durrësi

3 zonat më të prekura nga ndryshimet klimaterike në Durrës

Më: 21 prill 2024 Në ora: 13:19
Foto ilustrim

Durrësi është ndër bashkitë e Shqipërisë më të ekspozuara ndaj ndryshimeve klimaterike.

Ky është përfundimi i projektit “Draft-Plani Lokal i Përshtatjes”, ndërmarrë nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit.

Detajet i dha për Euronews Albania Laureta Dibra, menaxhere e projektit.

Deri në vitin 2050, por edhe më gjerë, në perspektivën e vitit 2100, janë parashikuar ngjarje ekstreme të motit, që lidhen me valët e të nxehtit, po ashtu edhe me shira të rrëmbyeshëm, të cilat çojnë në problemet e erozionit tokësor dhe detar, përmbytjet duke cenuar sigurinë dhe jetën e qytetarëve. Për këtë arsye ne kemi bërë vlerësimin e riskut dhe kemi parë zonat më të nxehta, që janë të impaktuara nga ndryshimet e klimës dhe për këto zona ne kemi identifikuar masat përshtatëse”, tha Laureta Dibra, menaxhere e projektit.

Por cilat janë zonat më të rrezikuara dhe çfarë masash sugjerohen të ndërmerren?

“Zonat më të prekura nga erozioni e përmbytjet janë zona e Kepit të Rodonit, e Bishtit të Pallës, Rrushkullit, Manzës dhe Ishmit. Janë hartëzuar të gjitha zonat në të cilat do të kemi ndërhyrje. Sigurisht që ky plan ka parashikuar edhe masa të buta, që lidhen me kuadrin rregullator dhe institucional me rritjen e kapaciteteve teknike dhe shkencore, pasi është shumë e rëndësishme që këto masa të monitorohen, vlerësohen dhe koordinohen në nivel lokal”, u shpreh ajo.

Qyteti 3000-vjeçar, në një studim të Bankës Botërore, përcaktohej si qyteti më i nxehtë i Ballkanit deri më 2040, si pasojë e ndryshimeve klimaterike që parashikohet se do të ndodhin në 15 vitet e ardhshme.

Prandaj, marrja e masave për të frenuar këto fenomene negative mbetet prioritet i autoriteteve vendore dhe qendrore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat