Aksident i rëndë në Durrës, makina me shpejtësi përplas dy persona

Durrësi

Aksident i rëndë në Durrës, makina me shpejtësi përplas dy persona

Më: 3 maj 2024 Në ora: 18:30
Foto ilustrim

Një aksident i rëndë me pasojë 2 të plagosur rëndë është shënuar pasditen e së premtes në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Vëllazërimi’ të qytetit bregdetar, ku një automjet ka përplasur 2 persona, njëri me biçikletë dhe tjetri me motor.

Të plagosurit janë transportuar në spitalin rajonal në gjendje të rëndë për jetën.

Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se në automjet udhëtonin 2 të rinj që ishin duke bërë drift në rrugë.

Nga shpejtësia e madhe automjeti ka përfunduar 100 metra larg nga vendi aksidentit, në krahun e kundërt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat