E diela ka sjellë trafik të rënduar në rrugët e qytetit bregdetar të Durrësit, veçanërisht përgjatë shëtitores “Taulantia”, në aksin Torra Veneciane – Currila.
Trafik të rënduar ka pasur edhe në rrugën e plazhit.
Temperaturat e larta të majit dhe puhia detare i ka tërhequr shumë vendas e të huaj drejt bregdeti për një kafe a një drekë, si dhe për plazh.
Rritja e numrit të makinave në rrugë shtoi ndjeshëm kohën e lëvizjes për shumë persona.