Terrori ku babai mbajti peng dy fëmijët e tij dhe hapi zjarr ndaj policisë me kallashnikov, zbulohet identiteti i 40-vjeçarit

Durrësi

Terrori ku babai mbajti peng dy fëmijët e tij dhe hapi zjarr ndaj policisë me kallashnikov, zbulohet identiteti i 40-vjeçarit

Më: 15 maj 2024 Në ora: 09:02
Kur efektivët shkuan në vendngjarje mësuan se babai ndodhej në banesë me dy fëmijët e mitur të moshës 6 dhe 11 vjeç.

Shtetasi Aleks Marku, nga Lezha ka mbajtur peng dy 2 fëmijët e tij të mitur në një apartament të marrë me qira pranë zonës së quajtur “Shkëmbi i Kavajës” në Durrës.

Mësohet se uniformat blu kanë marrë njoftim rreth orës 02:20 se dëgjoheshin të shtëna me armë zjarri në ambientet e një pallati në një apartament të lëshuar me qira.

Kur efektivët shkuan në vendngjarje mësuan se babai ndodhej në banesë me dy fëmijët e mitur të moshës 6 dhe 11 vjeç.

“Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe nga veprimet e para rezultoi se banesa nga ku qëllohej me armë zjarri, ishte marrë me qira javore, nga shtetasi A. M., 40 vjeç, banues në Lezhë dhe se dyshohej se brenda saj ky shtetas mbante peng 2 fëmijët e tij të mitur, 6 dhe 11 vjeç”, raporton policia.

Policia e Durrësit kërkoi ndihmën e Repartit Special “RENEA”, pasi duhej ndërhyrje e specializuar për të mos rrezikuar jetën e fëmijëve në banesë dhe të punonjësve të Policisë. Por “RENEA” shkoi në vendngjarje dhe i bëri thirrje 40-vjeçarit që të dorëzohej, ai vijoi të qëllonte nga dritarja e apartamentit.

Pas disa orësh negociata u bë i mundur neutralizimi dhe kapja e Aleks Markut, të cilit në banesë iu gjet një armë zjarri kallashnikov, një krehër me fishekë, si dhe 18 gëzhoja në brendësi të banesës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat