“Qëllova nga dritarja, sepse prisja të më sulmonin”/ Zbardhet dëshmia e 40-vjeçarit shqiptar pas arrestimit!

Durrësi

“Qëllova nga dritarja, sepse prisja të më sulmonin”/ Zbardhet dëshmia e 40-vjeçarit shqiptar pas arrestimit!

Më: 15 maj 2024 Në ora: 09:02
Pamje nga vendi i ngjarjes

“Qëllova nga dritarja sepse prisja të më sulmonin disa njerëz”, ka deklaruar 40-vjeçari Aleks Marku, i cili mbajti peng për disa orë fëmijët e tij brenda një apartamenti të marrë me qira pranë zonës së Shkëmbit të Kavajës në Durrës. 

Mësohet se policia ka marrë njoftimin rreth orës 02:20 se dëgjoheshin të shtëna me armë zjarri brenda apartamentit të lëshuar me qira, por lirimi dhe dorëzimi i fëmijëve është bërë i mundur vetëm në orën 07:00 të mëngjesit.

Raportohet se fëmijët e mitur të moshës 6 dhe 11 vjeç qanin në banesë duke i kërkuar të atit të vetëdorëzohej teksa RENEA negocionte me 40-vjeçarin nga Lezha.

Aleks Marku raportohet se ka qëlluar mbi 15 herë nga dritarja me kallashnikov.

Njoftimi i policisë:

Durrës/ Qëlloi me armë zjarri, nga banesa ku mbante peng 2 fëmijët e tij të mitur, pas disa orësh negociata, RENEA hyri në banesë dhe liroi fëmijët.

Gjithashtu, RENEA vuri në pranga autorin dhe i sekuestroi armën e zjarrit kallashnikov.

Rreth orës 02:20, Policia e Durrësit është njoftuar se dëgjoheshin të shtëna me armë zjarri, në ambientet e një pallati, në një apartament të lëshuar me qira, pranë zonës së quajtur “Shkëmbi i Kavajës”.

Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe nga veprimet e para rezultoi se banesa nga ku qëllohej me armë zjarri, ishte marrë me qira javore, nga shtetasi A. M., 40 vjeç, banues në Lezhë dhe se dyshohej se brenda saj ky shtetas mbante peng 2 fëmijët e tij të mitur, 6 dhe 11 vjeç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat