Sekuestrimi i kokainës në Portin e Durrësit, zbulohen emrat e dy të arrestuarve

Durrësi

Sekuestrimi i kokainës në Portin e Durrësit, zbulohen emrat e dy të arrestuarve

Më: 25 maj 2024 Në ora: 09:21
Policia

Zbulohen emrat e personave të arrestuar në lidhje me drogën e sekuestruar në portin e Durrësit.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për BalkanWeb se pas hekurave ra Arjan Doçi dhe Mentor Çuni. Furgoni i përkiste kompanisë “Bledi Trans”, i cili transportonte pako për emigrantët.

Policia kufitare në portin e Durrësit ka ushtruar kontroll në një furgon me targa angleze pas dyshimeve për sende te paligjshme dhe nga skanimi u zbulua se mjeti i mallrave kishte te fshehur 7 pako kokaine. Gjatë kontrollit të detajuar kokaina u gjet brenda fundit të dyfishtë të krijuar në këtë furgon mallrash, poshtë sedijes së shoferit.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton se kokaina ishte paketuar në qese vakumi. Po ashtu raportohet se furgoni ndiqte itinerarin Shqipëri–Itali–Angli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat