Kroçierat në rritje në Durrës, rreth 650 turistë amerikanë dhe kanadezë mbërrijnë në Durrës me anijen gjigante

Durrësi

Kroçierat në rritje në Durrës, rreth 650 turistë amerikanë dhe kanadezë mbërrijnë në Durrës me anijen gjigante

Më: 16 korrik 2026 Në ora: 12:42
Durrës

Rreth 650 turistë nga Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja kanë mbërritur në Portin e Durrësit me një anije turistike luksoze, ndërsa 80 turistë të tjerë, kryesisht nga Britania e Madhe, janë nisur nga Durrësi për të vijuar udhëtimin e tyre drejt Kroacisë.

Kjo është hera e parë që kjo kroçierë mbërrin në Portin e Durrësit me pasagjerë në bord, ndërsa nisja e turistëve nga Shqipëria shënon një zhvillim të ri për aktivitetin e lundrimeve turistike në vend.

Mbërritja e kroçierave në Durrës ka ardhur në rritje vitet e fundit, duke e kthyer portin në një pikë të rëndësishme ndalese për turistët që vizitojnë Shqipërinë dhe rajonin.

Gjatë qëndrimit në Durrës, turistët do të kenë mundësi të vizitojnë zonat turistike dhe kulturore të qytetit dhe më gjerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat