Pemët rrëzohen mbi makina, Durrësi nën ‘pushtetin’ e shiut

Durrësi

Pemët rrëzohen mbi makina, Durrësi nën ‘pushtetin’ e shiut

Më: 16 maj 2026 Në ora: 19:17
Foto ilustrim

Era e fortë dhe reshjet intensive kanë sjellë probleme në disa zona të qytetit, duke krijuar vështirësi në qarkullim.

Në zonën e Plepave, disa pemë janë rrëzuar si pasojë e erës së fortë, duke bllokuar një segment të rrugës dytësore pranë rrethrrotullimit.

Disa nga pemët ranë mbi automjetet e qytetarëve, duke shkaktuar një situatë të pazakontë.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë shërbimet përkatëse për largimin e pemëve dhe normalizimin e qarkullimit.

Ndërkohë, që moti i keq solli probleme edhe në lëvizjen e qytetarëve, duke u kërkuar kujdes të shtuar në rrugë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat