Kurti: Me forumin e bizneseve do të ketë rrjetëzime të reja për të pasur më shumë investime në vend

Ekonomi

Kurti: Me forumin e bizneseve do të ketë rrjetëzime të reja për të pasur më shumë investime në vend

Më: 27 maj 2022 Në ora: 10:44
Albin Kurti

Forumi i Bizneseve të Diasporës i cili do të mbahet sot dhe nesër në Prishtinë do të bashkojë 197 afaristë nga bota edhe mbi 170 vendorë . Ky aktivitet bashkon bizneset nga diaspora me bizneset vendore dhe institucionet nga niveli qendror dhe lokal për të shqyrtuar partneritetet.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në Forumin e Bizneseve të Diasporës, tha se me këtë forum do të mund të ketë rrjetëzime të reja për të pasur më shumë investime në vend. “Kosova është shteti më demokratik në Ballkanin perëndimor, jemi të parët në Ballkan për sundim të ligjit. Viti 1021 ka pasur rritje ekonomike dyshifrore që ka qenë më e larta në Kosovën e pas luftës”, tha ai , raporton RTKlive.

Sipas tij rritja ekonomike me mbi 10 % është dëshmi për zhvillim ekonomik të Kosovës. Kurti ka folur edhe për qasjen që ka Kosova, si në fushën e IT dhe të internetit.

Ai ka folur edhe për vizitën që ka pasur në SHBA dhe mundësitë që do të jenë për Kosovës, duke përmendur edhe marrëveshjen me MCC si mundësi për investime.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bëri me dije janë duke punuar në aspektin ligjor, duke themeluar edhe Gjykatën Komerciale. “Për çfarëdo mosmarrëveshja që do ta kenë bizneset do të kenë më lehtë zgjidhejn e tyre në Gjykatën Komerciale”, tha ai. 

Kurti tha se janë duke shikuar mundësitë se si mërgata të mund të kontribuoj në zhvillimin e Kosovës.Ndryshe Forumi i Bizneseve të Diasporës është aktiviteti ekonomik më i madh në Kosovë e më gjerë ku marrin pjesë qindra biznese nga diaspora dhe Kosova. Sivjet janë 197 afaristë nga bota edhe mbi 170 vendor. Forumi përmban prezantime biznesesh të suksesshme, networking, B2B, vizita në teren. Organizohet tash e sa vite nga Rrjeti i Bizneseve të Shqiptarëve në Evrope, Projekti “Kosovo Compete” i USAID-it dhe organizata Germin.

Remitancat arrin në 238.5 milionë euro

Vetëm në tremujorin e parë të këtij viti, vlera e remitencave të dërguara nga diaspora për familjet e tyre në Kosovë, ka arritur shifër rekord. 238.5 milionë euro janë dërguar nga vendet e tjera drejt Kosovës dhe kjo bazuar në raportin e fundit të lëshuar nga Banka Qendrore e Kosovës. “Gjatë muajve janar, shkurt dhe mars 2022, vlera e remitancave ishte 238.5 milionë euro”, shkruan në raportin e BQK-së.

Remitencat në Kosovë paraqesin kategorinë më të madhe financiare në kuadër të llogarisë së të ardhurave dytësore. Në fakt, përgjatë viteve, dërgesat e parave nga diaspora, përbëjnë një burim të madh të të ardhurave në Kosovë. Vetëm vitin e kaluar, sipas të dhënave të Bankës Qendrore, remitancat kanë kapur vlerën e rreth 1.2 miliardë eurove, raporton RTKlive. Sipas të dhënave të BQK-së, remitancat më së shumti dërgohen nga Gjermania, Zvicra, Italia, Austria.

Qytetarët e Kosovës kryesisht jetojnë në numër më të madh në këto shtete. Kosova ka varësi të  madhe nga  remitancave, krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Sipas  Agjencisë Evropiane të Statistikave, Eurostat, Kosova përballet me një mesatare emigrimi prej 23,933 personash në vit, apo  1.3 për qind e popullatës së përgjithshme.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, numri i qytetarëve të Kosovës që jetojnë jashtë vendit, deri në fund të vitit 2018, ka qenë mbi 850 mijë persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat