Kosova ka importuar mbi 310 milionë euro mallra nga Serbia, Jakurti: Bojkotoni mallrat e tyre

Ekonomi

Kosova ka importuar mbi 310 milionë euro mallra nga Serbia, Jakurti: Bojkotoni mallrat e tyre

Më: 3 dhjetor 2022 Në ora: 13:12
Ilustrim

Njohësi i ekonomisë, Edison Jakurti ka shkruar lidhur me të dhënat e publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës për mallrat e importuara nga Serbia në Kosovë.

Ai nëpërmjet një postimi në Facebook, ka thënë se sipas ASK-së, deri në fund të tetorit të këtij viti, Kosova ka importuar mbi 310 milionë euro mallra nga Serbia.

“Kjo i bie që Serbisë ia kemi dhënë mbi 1 milionë euro çdo ditë. Apo rreth 42.5 mijë euro çdo orë. Apo rreth 708 euro çdo minutë. Apo rreth 12 euro çdo sekond. Bojkotoni mallrat e Serbisë”, ka shkruar Jakurti në Facebbook.

Ai tutje ka thënë se u deshën 2 minuta e 30 sekonda për ta shkruar këtë status. Siç thotë ai gjatë kësaj kohe kemi importuar rreth 1 mijë e 770 euro nga Serbia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat