DhTIK emëron drejtoreshën ekzekutive

Ekonomi

DhTIK emëron drejtoreshën ekzekutive

Më: 6 shkurt 2023 Në ora: 10:43
Zana Beqiri

Bordi i Drejtorëve të DhTIK ka emëruar Zana Beqirin si drejtoreshë ekzekutive të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës.

DhTIK njofton se Zana Beqiri është juriste me profesion dhe vjen me një përvojë mbi 22 vite menaxhimi vendore dhe ndërkombëtar si dhe ka udhëhequr projekte të ndryshme emergjence dhe ato zhvillimore ndërkombëtare në nivel qëndror, regjional dhe më larg.

“Kjo përvojë e ndërlidhur me një numër të madh sektoresh do të ndihmojë DhTIK-në në rritjen dhe zhvillimin edhe me të madh të Dhomës në shërbim të bizneseve dhe rritjen e kontributit për përmirësimin e infrastrukturës lligjore të vendit tonë. Bordi dhe stafi i urojnë suksese Drejtoreshës”, thuhet në komunikatën e DhTIK.

Zana Beqiri është emëruar me mandat trevjeçarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat