Rizvanolli: Burimet e ripërtrishme janë kyçe për pavarësi energjetike

Ekonomi

Rizvanolli: Burimet e ripërtrishme janë kyçe për pavarësi energjetike

Më: 25 maj 2023 Në ora: 10:18
Foto nga takimi

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, deklaroi se Ankandi Solar 100 MW do të shtojë përfitime sa i përket zvogëlimit të kostos si dhe do ta shtrojë rrugën drejt projekteve të ardhshme për energji të ripërtrishme.

Në konferencën e Para Ofertimit për Ankandin Solar 100 MW, organizuar nga Ministria e Ekonomisë në bashkëpunim me USAID, Kurti tha se Kosova është në vijë të drejtë të një tranzicioni të nevojshëm energjetik.

Kurti: Jemi në vijë të drejtë në një tranzicion të nevojshëm energjetik

“Jam krenar të them që Kosova po i merr të gjitha hapat drejt ndërtimit të një ekonomie miqësore ndaj ambientit dhe si rezultat jemi në vijë të drejtë në një tranzicion të nevojshëm energjetik. Opsioni që po e mbajmë është vendi Kramovik ka një potencial që të ofroj energji elektrike për 20 mijë shtëpi apo amvisëri, që është një progres i prekshëm në tranzicionin e energjisë dhe mbështetjes së zgjedhjeve të ripërtrishme energjetike dhe është vetëm një fillim për Kosovën, sikurse e dini vendi jonë ofron një strukturë të mrekullueshme dhe përparësi strategjike të cilat janë potencialisht të nevojshme për investitorë potencial…Qëllimi jonë është që të inkurajojmë investime private dhe të krijojmë një mjedis të favorshëm për investime që janë shtytësit kryesor për zhvillim ekonomik. Në strategji kemi përcaktuar targete për të ofruar mbi 20 MgW kapacitetet të energjisë dhe kjo reflekton përkushtimin tonë për një agjendë kuptim-plotë për mirëqenien e qytetarëve dhe mjedisin për një të ardhme të mirëfilltë energjetike”, tha ai.

Në konferencën e Para Ofertimit për Ankandin Solar 100 MW, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, u shpreh se burimet e ripërtrishme janë kyçe për pavarësi energjetike e cila siguron zhvillim energjetik.

Ajo tha se është e rëndësishme të mbështesin një proces të konkurrencës së mirëfilltë për të ofruar çmim më të mirë.

Rizvanolli: Burimet e ripërtrishme janë kyçe për pavarësi energjetike

“Burimet e ripërtrishme janë kyçe për pavarësi energjetike duke siguruar zhvillimin ekonomik të cilin ka nevojë ta ketë vendi ynë duke i mbajtur të përshtatshme për qytetarët dhe bizneset tona. Është e rëndësishme që të mbështesim një proces të konkurrencës të mirëfilltë për të ofruar do të thotë një çmim më të mirë për qytetarët….Jemi përballur me sfida të ndryshme sidomos sa i përket krizave por gjithashtu në përpjekjet dhe arritjet tona që të vendosim bazë për një sektor modern të ri modern energjetik. USAID ka qenë partneri kryesor dhe madhor në të gjitha rrugëtimet tona në zhvillimin e strategjisë, legjislacionit dhe gjithçka që mund të mendoj që e kemi bërë. Është e natyrshme që në këtë hap të parë në implementimin e strategjisë sonë opsionin e parë po e bëjmë bashkërisht”, theksoi ajo.

Ndërsa ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, Jeffrey Hovenier, deklaroi se ky ankand paraqet akt të rëndësishëm për Kosovën drejtë integrimit të plotë evropian.

Ambasadori amerikan u shpreh i lumturi që ShBA-të po e ndihmon Kosovën në përshpejtimin e të ardhmes së pastër energjetike.

Hovenier përgëzoi institucionet e Kosovës për bashkëpunimin me sektorin privat, për çka u shpreh se përfshirja e tyre në të ardhmen e Kosovës për energji të ripërtrishme është jetike për arritjen e qëllimeve për dekarbonizim.

Hovenier: Ky ankand paraqet edhe një akt të rëndësishëm përpara drejtë integrimit të plotë evropian të Kosovës

“Ky ankand paraqet edhe një akt të rëndësishëm përpara drejtë integrimit të plotë evropian të Kosovës duke ndihmuar Kosovën për të ecur një hap përpara për t’i përmbushur kërkesat dhe standardet e BE-së për energji të ripërtrishme. Me këtë ankand Kosova përafrohet me ndërtimin e infrastrukturës të operacioneve të qëndrueshme me një fuqi punëtore të përqendruar në çështjet e klimës dhe të qëndrueshmërisë...I përgëzojmë prijësit e Kosovës për zotimin e fortë për proces transparent, efikas dhe efiçientë dhe për bashkëpunimin me sektorin privat sepse së bashku qeveri dhe sektori privat tashmë kanë filluar kalimin energjetik me objektiva ambicioze dhe të arritshme për burime të energjisë së ripërtrishme dhe dekarbonizim duke përfshirë edhe një objektiv prej 30% me gjenerim të ripërtritshëm deri në vitin 2031. Për fat të mirë Kosova tashmë ka potencial të rëndësishëm të pashfrytëzuar të energjisë e paripërtritshme mes nivele të larta të rrezatimit diellor dhe kapacitetet të dukshme të erës”, tha ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat