OAK: Përlasjet e Qeverisë me SHBA-në ndikuan që kompanitë amerikane të mos konkurrojnë në ankandin solar

Ekonomi

OAK: Përlasjet e Qeverisë me SHBA-në ndikuan që kompanitë amerikane të mos konkurrojnë në ankandin solar

Më: 1 mars 2024 Në ora: 14:11
Arian Zeka

Kryetari i Odës Amerikane, Arian Zeka në një intervistë për RTV21 tha se përplasjet e fundit ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe SHBA-ve për çështjen e dinarit ka ndikuar që asnjë kompani amerikane të mos konkurrojë në ankandin e hapur për energji solare.

Ai tha se zyrtarët e ministrisë së ekonomisë kanë deklaruar se ka interesim të madh për këtë ankand përfshirë kompani amerikane por në fund asnjë kompani amerikane nuk mori pjesë.

“Patjetër që ndikuan edhe pse është një hipotezë pashmangshëm ka ndikuar diskursi dhe konflkti për të cilin folëm dhe po ashtu pasiguria për të investuar në Kosovë ka ndikuar që asnjë kompani amerikane të mos marrë pjesë në këtë ankand sepse zyrtarë të ministrisë së ekonomisë deklaruan se interesimi për të aplikuar është shumë i madh përshirë edhe nga kompani amerikane por në fund e pamë që asnjë kompani amerikane nuk ka aplikuar megjithatë është pozitive që SHBA-të e kanë mbështetur në mënyrë të vazhdushme tranzicionin energjetik edhe me fonde në kuadër të MCC-së por edhe vet ankandi është ndihmuar të krijohet nga SHBA-të”, tha Zeka.

Gjithashtu, ai pati edhe kritika në qasjen e institucioneve ndaj ekonomisë së vendit. Zeka tha se mungesa e investimeve kapitale dhe koncentrimi i mjeteve në subvencionim të qytetarëve dhe skema sociale kanë ndikuar negativisht në ekonominë e Kosovës dhe ka bërë që inflacioni të rritet edhe më shumë

“Po ne në vazhdimësi i kemi kundërshtuar masat që i ka ndërmarrë qeveria sepse ato ndikuan në rritje të inflacionit pasi që rriten konsumin dhe në këtë mënyrë ndikuan në rritje të inflacionit pasi që ne nuk kemi prodhimtari të cilën do ta ndihmonin duke blerë produktet e tyre por i blejmë produktet e importuara pra në këtë mënyrë e kemi dëmtuar ekonominë tonë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat