Murati takon delegacionin saudit, diskutojnë për zhvillimin e energjisë

Ekonomi

Murati takon delegacionin saudit, diskutojnë për zhvillimin e energjisë

Më: 4 mars 2024 Në ora: 17:46
Murati takon delegacionin saudit

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka pritur në takim delegacionin e Fondit Saudit për Zhvillim.

Sipas ministrisë temë diskutimi ka qenë bashkëpunimi në projektet mjedisore, të transportit dhe të energjisë.

“Ministri Murati priti në takim delegacionin e Fondit Saudit për Zhvillim, të udhëhequr nga z. Mohammad Alfayadh, për të diskutuar disa nga projektet me prioritet të qeverisë në kuadër të thellimit të bashkëpunimit. Diskutimet në këtë takim ishin kryesisht të fokusuara në mundësitë për bashkëpunim në projekte mjedisore, të transportit dhe të energjisë. Përveç këtyre sektorëve, projektet infrastrukturore u vlerësuan si kyçe dhe me shumë potencial për investimet e huaja”, thuhet në njoftim.

Murati shqyrtoi me të pranishmit mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në sektorin e shëndetësisë, si dhe zgjatjen e marrëveshjes me Fondin Saudit për financimin e ndërtimit të autostradës Prishtinë-Mitrovicë.

Ndryshe, përfaqësuesit e Fondit Saudit kanë falënderuar ministrin për mikpritjen e ngrohtë dhe theksuan dëshirën për thellimin e bashkëpunimit në të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat