Nga janari, 26 biznese të reja janë regjistuar në komunat veriore

Ekonomi

Nga janari, 26 biznese të reja janë regjistuar në komunat veriore

Më: 7 mars 2024 Në ora: 17:12
Mitrovica

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka njoftuar se në komunat veriore janë regjistruar 26 biznese të reja.

MINT ka njoftuar se nga janari i këtij viti, kur janë funksionalizuar zyrat e ARBK-së në komunat veriore janë regjistruar 26 biznese të reja.

“Që nga data 25 janar 2024, kur u bë hapja dhe funksionalizimi i zyrave të Agjencisë Për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë (ARBK), në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), në komunat Mitrovicë Veriore dhe Leposaviq, janë regjistruar 26 biznese të reja”, thuhet në njoftim.

Marrëveshja për hapjen dhe konsolidimin e zyrave të ARBK-së, në mes të ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë dhe Mitrovicës Veriore dhe Leposaviqit, u nënshkrua më 25 janar 2024, përmes së cilës përveç regjistrimit të bizneseve të reja po ofrohen edhe shërbime të tjera për bizneset në këto dy komuna.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat