Inspektohen bizneset për të identifikuar nëse ka punëtorë të padeklaruar

Ekonomi

Inspektohen bizneset për të identifikuar nëse ka punëtorë të padeklaruar

Më: 13 mars 2024 Në ora: 13:22
Foto nga vendi i ngjarjes

Inspektohen bizneset për të identifikuar nëse ka punëtorë të padeklaruar

MFPT, ATK dhe Inspektorati i Punës kanë vazhduar vizitat nëpër biznese me qëllim identifikimin e punëdhënësve që nuk deklarojnë punëtorët.

Dje, Zëvendësministri Agon Dobruna, Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Ilir Murtezaj dhe Kryeinspektori i Inspektoratit të Punës Hekuran Nikçi së bashku me ekipet e inspektorëve kanë vizituar biznese të ndryshme në sektorët e gastronomisë dhe tregtisë në Komunën e Mitrovicës.

“Gjatë këtyre vizitave janë hasur punëdhënës të cilët kishin të angazhuar punëtorë të padeklaruar dhe pa kontrata të punës. Për këto raste, ATK dhe Inspektorati i Punës kanë iniciuar procedurat përkatëse për gjobitjen e punëdhënësve në fjalë. Fushata për identifikimin e punës së padeklaruar do të vazhdojë edhe në ditët në vijim andaj ftojmë të gjithë punëdhënësit që të veprojnë konform ligjit të ri të ATK-së përmes së cilit parashihet që punëdhënësit të deklarojnë çdo punëtor të ri, një ditë para se punëtori të fillojë punën”, thuhet në njoftim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat